Familjarët e denoncuan si të zhdukur, gazetari i njohur shqiptar gjendet i dehur në motel

Ish-fituesi i “Big Brother Albania 5”, Arbër Zeka, ishte denoncuar si i zhdukur në  polici nga vëllai i tij.

Mësohet se ai është gjetur i dehur në ambientet e një moteli, në Qagllavicë të Prishtinës.

Zeka, i cili njihet edhe nga puna si gazetar, u denoncua si i zhdukur nga familjarët e tij.

Vëllai i gazetarit, e kishte lajmëruar Policinë e Kosovës se që prej mbrëmjes të së mërkurës, nuk kishin patur kontakte me Arbër Zekën dhe se ishin të shqetësuar për fatin e tij.

Denoncimi i tyre ngriti në këmbë Policinë e Kosovës, të cilët e gjetën Zekën në një motel në periferi të kryeqytetit.

Ai u gjet i dehur brenda në hotel, gjendje që edhe shpjegon mungesën e kontaktit me familjarët e tij.


Shtuar 26.01.2024 15:25