Keisi, motra e Mateos, ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”, ku foli për rrugëtimin e vëllait të saj në “Big Brother VIP”.
Gjithashtu ajo komentoi edhe marrëdhënien e Mateos me Brikenën, e cila është një nga temat më të komentuara së fundmi.
Gjatë intervistës, Keisi komentoi edhe reagimin e familjes së Brikenës ndaj deklaratave që Mateo ka bërë brenda shtëpisë për raportin e tyre. Sipas saj, kjo histori u përket të dyve dhe Mateo ka pasur të drejtën të shprehet, veçanërisht në momentin kur ndaj tij janë ngritur akuza.
Ajo theksoi gjithashtu se familja e tyre nuk është ndier e shqetësuar nga reagimet e familjarëve të Brikenës, duke nënvizuar se çdo prind ka të drejtë të mbrojë fëmijën e vet.
“Reagimi i familjes së Brikenës nuk na ka shqetësuar fare. Ata kanë të drejtën të bëjnë reagimet e tyre sepse Brikena është vajza e tyre. Por dua të them se është histori që u takon të dyve dhe kanë të drejtë ta flasin të dy. Kjo është e shkuara edhe e Mateos.
Ai është detyruar të japë disa detaje më shumë sepse po i drejtohej gishti si mashtrues. Ai e ka thënë shumë herë që i takonte Brikenës ta tregonte por u ndje i detyruar përderisa ajo nuk po fliste. Nuk ngrihet dinjiteti jot kur drejton gishtin ndaj dikujt tjetër dhe e quan mashtrues. Me familjarët e Brikëns nuk kam folur sepse po të ishin ndjerë të kërcënuar do na kishin kontaktuar ata. Raporti i Brikenës dhe Mateos i takon vetëm atyre si do e zhvillojnë dhe gjithçka mbetet për tu parë,” tha ajo.
