Eventi madhështor, si u veshën mbrëmjen e djeshme “Yjet në Butrint” (FOTO LAJM)

Në Butrintin historik u mblodhën dhjetra yje të njohur për të dhuruar dhe për të ndarë së bashku emocione nga mbrëmja magjike “Yjet në Butrint”, organizuar nga Timo Flloko dhe Vera Grabocka.

Nga pamjet që kanë qarkulluar në rrjet, duket qartë se ishte një mbërmje e mbushur me emocione, magji dhe mbi të gjitha shumë dashuri që erdhi në versione të ndryshme, si nëpërmjet poezisë apo edhe muzikës.

Mirëpo, përveç këtyre detajeve mjaft të rëndësishme, një detaj që nuk mund të devijohet është veshja e personazheve të njohur, të cilët padyshim shkëlqenin.

Linda Flloko, vajza e vetme e Timo Fllokos dhe Vera Grabockës, ndonëse gjithnjë ka zgjedhur të rrijë larg vëmendjes mediatike dhe ekranit, nuk kishte si të mungonte në qytetin antik të Butrintit, në një natë magjike dedikuar të atit. Linda mori rolin e të atit dhe surprizoi të gjithë të pranishmit në Butrint. Ajo u shfaq në skenë me një fustan të bardhë të gjatë dhe interpretoi disa vargje nga poezia “Zogjtë”. (VIDEO)

Më poshtë do të gjeni disa nga yjet që morën pjesë në këtë event kaq të veçantë!

Soni Malaj dhe Timo Flloko

Alketa Vejsiu

Arilena Ara

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku

Orinda Huta dhe Turjan Hysko

Soni Malaj dhe Nik Xhelilaj

Marsela Çibukaj

Timo dhe Linda Flloko

Luana Vjollca


Shtuar 9.07.2023 16:03