Artisti holandez, Joost Klein, nuk do të marrë pjesë sonte në finalen e Eurovision Song Contest 2024.
Kjo pasi përfaqësuesi i saj Joost Klein është marrë në pyetje nga policia suedeze pasi dyshohet se ka kërcënuar një anëtare të ekipit të Eurovisionit, megjithëse nuk është ende e qartë se çfarë ka ndodhur.
“Policia suedeze ka hetuar ankesën e bërë nga një grua që është pjesë e produksionit. Nuk do të ishte e udhës që ai të vazhdonte garën. Dëshirojmë të sqarojmë se ky incident nuk ka përfshirë asnjë artist tjetër ose anëtar i delegacionit.
Ne kemi 0 tolerancë nga sjelljet e papërshtatshme në Festival dhe jemi të përkushtuar të ofrojmë një mjedis pune të sigurt për të gjithë stafin.’- njoftuan organizatorët e festivalit.