“Është e pamundur”, Nita tregon arsyen pse e ndërpreu agjërimin, gjesti fisnik i Efit (VIDEO)

Këngëtarja Nita Latifi është aktualisht e vetmja konkurrente nga Kosova në formatin e shumë shikuar ‘Big Brother VIP Albania’.

Ajo ka qenë ndër të paktat banore të shtëpisë e cila nisi të agjëronte në muajin shenjtë të Ramazanit.

Mirëpo, sipas saj, për shkaqe shëndetësore, ajo duket se është detyruar që ta ndërpresë agjërimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Gjatë një bisede me Efin, këngëtarja tha se u sëmur dhe më pas kishte probleme me barkun, por arsye tjetër ishte edhe se hante iftar e vetme, duke u veçuar nga të gjithë banorët e tjerë që hanin bashkarisht në një orar tjetër.

Ndërkohë, si për të shprehur mbështetjen e saj, Efi i ka thënë se tani e tutje nëse dëshiron mund të agjërojnë së bashku. Një veprim fisnik ky i Efit.