Ervini pas daljes nga Big Brother: Nuk po rrija dot më!

Ervini është banori i radhës që eliminohet nga shtëpia e “Big Brother VIP 3” pas votave të publikut.

Ai ishte në nominim me Gabrielen, Vesën dhe Fationin.

Ervini shkoi në nominim si një nga tre banorët më pak të preferuar nga publiku, teksa votat ishin ato që vendosën se ai duhet të lërë përfundimisht shtëpinë e “Big Brother” dhe të heqë dorë nga çmimi i madh.

Nga studio pas përfundimit të rrugëtimit, Gonxhe u shpreh i kënaqur me rezultatin, duke shtuar se nuk po rrinte dot më. E vetmja gjë që i mbeti në mendje pas largimit nga formati, tha Gonxhi, është “çunat me kë do të falen”.

Ervini: Nuk po rrija dot më. Se përballoja dot më që pas takimit me djalin. Nuk po rrija dot më dhe është shumë ndryshe aty brenda. Unë nuk jam mësuar ashtu. Unë i dua gjërat pak më ndryshe.

Ledioni: Pas Primes ti ishte në Living dhe po thoshe unë uroj të dalë, madje po lutem që unë të dalë.

Ervini: Po, është e vërtetë. Madje edhe sot u thash mbaje mend po nuk dola edhe unë. Ato nuk donin.

Ledioni: Po Bardhi u prek shumë, Meritoni ishte gjithashtu…

Ervini: Edhe gocat janë prekur sepse unë kam kaluar mirë me të gjithë dhe jam munduar të japë atë që Zoti më ka falur. E vetmja gjë që më ka mbetur në mendje tani është po çunat me kë do të falen, me kë do rrinë dhe çfarë do të bëjë. Ne krijuam një vllazëri shumë të mirë që mbase edhe jashtë nuk e kemi. Aty kemi pasur një dashuri për dy arsye, sepse vijoi për hir të Zotit dhe sepse ne jemi ata që jemi.

Ledioni: Çfarë të shqetësonte më shumë?

Ervini: Aty zgjoheshe në mëngjes, duhej patjetër të kapeshe me dikë. Duhet të gënjeje pas 10 minutash, e kishe duke u kapur në qafë sikur s’ka ndodhur asgjë. Janë gjëra që nuk kanë lidhje me karakterin tim.

Arbri: Unë mendoj se kush ka dashur të marrë një mesazh, e ka marrë mesazhin nga sjellja jote.

Ervini: Besoj që po, shpresoj që po. Më ka bërë shumë përshtypje për çunat sepse në momentin e parë që më kërkuan të falnin namazin ishin të mbushur me lot. Pash një super pendim te ata dhe vazhduan ta falnin deri në ditën e fundit.


Shtuar 31.01.2024 00:28