Eri Aga i “Përputhen” ishte i ftuar së fundmi në emisionin “N’Kosovë show”, së bashku me Deyzoh dhe Sardin, dy djemtë me të cilët ka bashkëpunuar për këngën e tij të parë. E ftuar në studio si mysafire erdhi edhe këngëtarja Shota Baraliu.
Shota i trazoi pak ujërat kur deklaroi se një nga djemtë në studio e ka ngacmuar në rrjete sociale. Ndonëse ajo nuk tha emër, një nga djemtë në prapaskenë iu sul Erit të “Përputhen”, duke shkaktuar sherr të madh.
U desh ndërhyrja e djemve të tjerë që situata të qetësohej teksa Eri u pa shumë i nxehur.
Më pas moderatori i tregoi ish-konkurrentit se e gjitha ishte kamerë e fshehtë duke shkaktuar të qeshura.