Era Istrefi lanson këngën e re “Më humbe”, vjen me skena provokuese në klip

Këngëtarja e njohur e estradës, Era Istrefi, ka lansuar ditën e sotme (e enjte) projektin e ri muzikor.

“Më humbe” titullohet kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Të lidhura

None found

Artistja shqiptare ka bërë paraqitje provokuese në klip në disa prej skenave.

Teksti është shkruar nga vet këngëtarja në bashkëpunim me BimBimmën.

Producimi u bë nga Paris Kalpos dhe Claydee me muzikë të realizuar po ashtu nga ky i fundit.

Kjo këngë e Erës vjen dy muaj pas ndarjes nga futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani.

Ata kanë qenë së bashku për një kohë të shkurtër dhe lidhjen e zyrtarizuan në rrjete sociale.


Shtuar 16.05.2024 18:59