Emina Çunmulaj uron të bijën, por foto në sallën e lindjes mori gjithë vëmendjen (FOTO LAJM)

Si sot para 3 vitesh, Emina Çunmulaj u bë nënë për herë të dytë. Ajo solli sërish në jetë një vajzë, të cilës i vendosi emrin Mia Soraya.

Sot në këtë ditë të shënuar, Emina ka kujtuar momentet më të bukura para dhe pas lindjes së vogëlushes. Ndonëse lindja është një proces i vështirë, Emina e ka kaluar atë të dytën me shumë sportivitet. Ajo ka treguar se para se t’i jepte forca për lindjen e vogëlushes ka shkrepur një foto me stafin mjekësor dhe bashkëshortin. Më pas Emina ka publikuar dsia foto shumë të ëmbla nga lindja e Mia-s dhe i ka dedikuar të voglës disa fjalë.

“E vogla ime. Mami do të të mbajë përgjithmonë pa marrë parasysh sa vjeç bën, ku apo kur. Unë do të jem gjithmonë aty për ty, Gëzuar ditëlindjen Mia Soraya Sarah”, shkruan Emina Çunmulaj.

Kujtojmë se Emina është sërish në pritje të një fëmije, këtë herë të një djali. Në 11 prill ajo zbuloi përmes një fotografie se është shtatzënë për herë të tretë. Me një foto përkrah dy vajzave të saj, modelja shqiptare zbuloi lajmin e ëmbël dhe gjininë e bebushit. Ajo tregoi se së shpejti do të sjellë në jetë një djalë dhe vajzat e saj do të bëhen me vëlla.


Shtuar 22.05.2021 13:36