Elhaida dhe Lediani në krizë? “Ndarja” e çiftit nuk zgjati as 1 ditë! (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme u përfol se Elhaida Dani dhe Lediani po kalojnë një krizë në çift dhe shkak i lajmeve që qarkulluan u bë fakti se ata nuk ndanë asnjë mesazh dashurie në ditën e Shën Valentinit. Për më tepër këngëtarja e kaloi 14 shkurtin me shoqen e saj.

Megjithatë lajmi i ndarjes nuk ka zgjatur më shumë se 1 ditë pasi sot, Elhaida dhe Lediani i kanë hedhur poshtë këto thashetheme.

Flori Mumajesit ka ndarë një moment nga performanca e tyre në “Dancing With the stars”, nën tingujt e këngës “Fjala e fundit” dhe çifti e ka ripostuar në Instastory duke treguar se gjërat mes tyre janë mirë.


Shtuar 16.02.2023 14:34