Elgiti u bë i famshëm nga BBV? Klea Huta i kthehet ndjekësit

Elgit Doda ishte një nga këngëtarët që mori shumë vëmendje nga “Big Brother VIP”. Kjo pasi disa nga këngët e tij u dëgjuan shumë në shtëpi. Së fundmi, partnerja e tij, Klea Huta ka hapur një pyetësor në Instagramin e saj, ku u është përgjigjur disa nga pyetjet më interesante.

Në mesin e pyetjeve ishte edhe ajo që Elgiti u bë i famshëm nga “Big Brother”. Ajo nuk ka hezituar të përgjigjet dhe thotë se Elgiti e meriton famën të cilën e ka krijuar shumë vjet më parë, pa gjumë, me përkushtim e djersë.

Kujtojmë që Elgiti është miku i ngushtë i Donaldit dhe përveç këngëve që i bëri atij, i dedikoi edhe një Monikës.


Shtuar 24.02.2022 09:52