“Elgit Doda dhe Klea Huta janë ndarë”, deklarata befasuese në studio, çka ndodhur mes çiftit të njohur?!

Marrëdhënia e Klea Hutës dhe Elgit Dodës ka përfunduar me një divorc. Të paktën kështu ka rrëfyer gazetari Elton Tozaj në studion e MCN-së.

Tozaj flet për një tradhti në çift nga ana e Elgit Dodës, i cili sipas tij, është në një lidhje me një vajzë nga Lushnja. Ndërkohë edhe postimet e çiftit në rrjete sociale nuk janë më të shpeshta me njëri-tjetrin ndërsa sesa të vërteta janë këto thashetheme, mbetet për tu parë në vijim.

“Flitet për një ndarje mes Kleas dhe Eglitit. Flitet për një marrëdhënie goxha të ftohtë në çift. Për më tepër flitet për një marrëdhënie tjetër që Elgiti ka me dikë tjetër. Përflitet për një marrëdhënie bizar.

Është goxha histori e dyshimtë e çiftit në fjalë. Thonë që e gjithë vera ka kaluar Lushnje- jug, jug-Tiranë. Ajo goca nga Lushnja është”, tha gazetari në studio.


Shtuar 27.10.2025 21:28

Tags: ,