“Ekstrem e zhveshur, çfarë shembulli je për vajzën tënde?”, Sara Hoxha i përgjigjet ndjekësit

Pavarësisht se kohët kanë ndryshuar dhe njerëzit janë më të emancipuar, duket se ende ka nga ato mendje që kritikojnë se si një nënë duhet të vishet.

Ditën e djeshme ishte Arbana Osmani, ajo që u kritikua lidhur me veshjen e saj, ku disa përdoruese të rrjeteve sociale, komentuan në profilin e saj, duke u shprehur se po humbisnin respektin për moderatoren për shkak të mënyrës që ajo ka zgjedhur të vishet, ndërkohë që është nënë e tre fëmijëve.

Arbana ka preferuar t’i përgjigjet ndjekëses së saj, duke shkruar: “Elsa një grua mund të ketë dhe 7 fëmijë e prapë të vishet si ti dojë qejfi. Ashtu siç vishet një burrë, të cilit ti kurrsesi s’do ia lije këtë koment”.

Mbrëmjen e kaluar, një tjetër personazh publik është kritikuar dhe bëhet fjalë për Sara Hoxhën, e cila ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram. Fituesja e “DWTS” ka marrë një koment aspak të këndshëm, ku dikush shkruan: “Pse rri ekstrem e zhveshur? Çfarë shembulli je për vajzën?”

Sara, e cila ka bërë debutimin e saj të parë si aktore në filmin në “Në Kuadër të Dashurisë” ka zgjedhur t’i përgjigjet ndjekëses së saj, duke shkruar: “Shembulli më i mirë për atë është të kuptojë që jeta është e saj dhe mund të bëjë çfarë t’i dojë qejfi”.


Shtuar 3.10.2023 15:29