Ekspertët analizojnë gjuhën e trupit të Princ William dhe Kate Middleton në daljen e fundit

Gjatë paradës së “Trooping The Color”, familja mbretërore, e udhëhequr nga Princi William mbështeti Kate Middleton në kthimin e saj në një ngjarje publike pas një mungese të gjatë nga skena mbretërore për shkak të sëmundjes së saj. Kate ishte larguar nga skena për pesë muaj për t’iu nënshtruar kimioterapisë. Por tani ajo u shfaq me tre fëmijët e saj në një karrocë dhe iu bashkua mbretit Charles, mbretëreshës Camilla dhe anëtarëve të tjerë të lartë të familjes mbretërore në ballkonin e Pallatit Buckingham.

Princesha kishte paralajmëruar prezencën e saj në event vetëm një ditë më parë duke shkruar një mesazh shumë prekës në të cilin tha: “Mezi pres të marr pjesë në Trooping The Color për ditëlindjen e Mbretit këtë fundjavë me familjen time dhe shpresoj të jem në gjendje të marr pjesë në disa angazhime publike gjatë verës, edhe pse e di që nuk jam ende gati.”

Pranë saj, duke e mbështetur si gjithmonë, bashkëshorti i saj, Princi William dukej i lumtur që e shihte Princeshën Kate të bënte daljen e saj të parë publike pasi u diagnostikua me kancer në fillim të këtij viti.

Princi, siç zbulohet në një deklaratë nga Kensington Palace, do të vazhdojë të mbështesë gruan dhe fëmijët e tij, siç ka bërë gjithmonë në këto muaj të vështirë, duke vazhduar angazhimet e tij publike.

Judi James, një eksperte e gjuhës së trupit, zbuloi për Daily Mail natyrën e thellë të marrëdhënies midis princit dhe princeshës, pasi i kishte vëzhguar me kujdes në ballkonin e Pallatit Buckingham, ndërsa të dy rrezatues, ata shikonin njëri-tjetrin në sy. Një moment shumë prekës, i kapur nga fotografët, në të cilin sytë e tyre u ndeshën dhe në vështrimet e tyre shpërtheu lumturia për të qenë sërish bashkë në skenën botërore, më të bashkuar se kurrë.


Shtuar 17.06.2024 15:05