Egla kritikohet nga opinionistët për sjelljen e ashpër ndaj Ledionës: E dëgjon veten kur flet? Të duket normale?

Egla ka pasur disa debate gjatë këtyre ditëve me Ledjonën.

Gjatë prime-t të djeshëm, ajo u kritukua për gjuhën e ashpër dhe sjelljen jo të mirë kundrejtë Ledjonës si dhe Gracianos .

Diskutimi në Prime:

Arbëri: Egla, ti e dëgjon veten kur flet? Të duket normale komunikimi jot? Është krejt normale fjalët që përdor? Të përdor të gjitha ofendimet e tua dhe sjelljet kërcënuese ndaj Ledjonës.

Egla: Atëherë nuk e ke parë “Big Brotherin” Arbër.

Arbëri: Shushunjë nuk është një ofendim?

Egla: Është diçka e vogël që të ngjitet në trup, nuk është ofendim. Nuk e kuptoj diskursin tënd.

Arbëri: Nuk më duket fare e këndshme, as shprehja shushunjë, as gati në prekje fizike, nuk mu duk e hijshme. E gjykon publiku a ke të drejtë.

Ori: Kur isha e vogël, shushunjat i vije në lëkurë dhe të thithnin gjakun e keq.

Egla: Unë po e imitoja. Nuk u afrova me një kërcënim.

Ori: Sa për pjesën me Ledjonën, kur the për gratë që duan të ndahen janë viktima. Ishte më e saktë Ledjona kur foli për veten e saj, se sa ti kur iu përgjigje Ledjonës me pjesën e hipokrizisë.

Graciano: Dua të kesh moral në këtë shtëpi. Debati im ka nisur jo nga unë. Ka nisur nga zgjimi në mëngjes, sepse unë zgjohem me muzikë.

Egla: Është me edukatë prandaj…

Graciano: Qëllimi është të më nxjerrë nga vetja. Unë kisha shumë vlerësim për ty, por tani…

Ledioni: A je ndjerë i kërcënuar nga Egla?

Graciano: Po, patjetër. Jo fizikisht. Banorët duan të më nxjerrin nga vetja, por unë ky jam.

Egla: Mallkoi një femër se ishte në pikë të hallit.

Ledjona: Nuk është mallkim nëse them: ‘Ta bëftë Zoti, siç ke zemrën’. Nëse e ke zemrën e mirë atëherë mirë do gjesh. Ka disa ditë që Egla nuk po e durton dot këtë presion. Ka kaluar në ofendime dhe prekje fizike. Më vjen shumë keq që momentet e vështira i përdor.

 


Shtuar 11.02.2024 08:55