Efi rikthehet sërish në “Big Brother VIP”? Si u veçua mes ish-banorëve

Në 90 ditë lojë Big Brother ka krijuar shumë personazhe interesant. Aq sa edhe pse janë larguar tashmë nga loja, ende kanë fansa dhe vijojnë ti ndjekin në jetën e tyre të përditshme.

Në një voxpop që është publikuar në emisionin “Shqipëria Live”, pjesa dërmuese e qytetarëve janë shprehur se do dëshironin që Efi të rikthehej në Big Brother. Disa nga komentet e qytetarëve janë:

“Efin, është një vajzë e shkathët e drejtpërdrejtë. Edhe Luizin e dua fort sepse është shumë i saktë”.

“Të them të drejtën mendoj që Efin. Ka pasur më shumë dinamika në shtëpi, madje edhe megjithëse ka kohë që ka dalë nga Big Brother, prapë duket se është në qendër të vëmendjes”.

“Efin, e dua kështu vetvetiu nga shakatë, nga gjërat. Kjo kosovarja për mua e shtyn kohën kot”.

“Efin më pëlqen se është vajzë e sinqertë dhe e zgjuar”.

Ndër qytetarët e intervistuar, një prej tyre ka thënë Sabianin dhe një tjetër ka thënë për Diolën.


Shtuar 24.03.2023 17:47