Edona James kërcënohet me jetë nga një komentues në rrjetet sociale, kërkon ndihmën e policisë

Edona James, ish-finalistja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, ka përjetuar një situatë tronditëse pasi ka marrë kërcënime me jetë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një foto të një komenti kërcënues që e ka shqetësuar thellësisht.
Në komentin e postuar, personi në fjalë e kërcënon Edonën me privim nga jeta, duke krijuar një atmosferë frike dhe pasigurie për transgjinore.

Në përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të mbrojtur veten, Edona nuk ka hezituar të publikojë emrin dhe profilin e llogarisë së TikTok-ut të personit që ka bërë kërcënimin.

Një veprim i tillë vjen si një reagim ndaj kërcënimit serioz dhe si një mënyrë për të kërkuar mbështetjen e publikut dhe autoriteteve për të trajtuar çështjen. Duke treguar vendosmërinë e saj për t’u përballur me kërcënimet, Edona ka bërë të ditur se rasti është tashmë i raportuar në polici.

“Në Polici të kam lajmëruar. Veç ta dish”, ka shkruar Edona në postimin e saj, duke theksuar rëndësinë e marrjes së masave të menjëhershme për sigurinë e saj personale.

Edona përndryshe në një intervistë për “Onima” zbuloi dy nga emrat që sipas saj tashmë janë konfirmuar si pjesëmarrës në Big Brother VIP Kosova 3.


Shtuar 29.08.2024 12:15