Eduard Kuçi, i cili ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova edhe vitin e kaluar, është rikthyer përsëri në edicionin e sivjetshëm të spektaklit.
Ai ka ndarë përshtypjet e para rreth atmosferës dhe gjendjes së banorëve brenda shtëpisë.
Të lidhura
None found
Në një bisedë me Saranda Hodën, Eduardi ka treguar se ka vënë re ndryshime të dukshme në energjinë e përgjithshme të banorëve.
Sipas tij, krahasuar me vitin e kaluar, këtë edicion pjesëmarrësit duken shumë më të lodhur.
“Shtëpia është më e madhe sivjet. Energjia këtu është shumë e lodhur. Kam hyrë atje pas një muaji”, u shpreh ai.
Megjithatë, ai mbetet optimist se me kalimin e ditëve, energjia brenda shtëpisë mund të nisë të rritet, sidomos pasi banorët të ambientohet më mirë me hapësirën dhe ritmin e lojës.
Deklaratat e tij kanë zgjuar interes te publiku, pasi vijnë nga dikush që e ka përjetuar formatin dy herë radhazi dhe i njeh mirë vështirësitë që sjell një eksperiencë e tillë.
