Categories: showbiz

Edhe unë e kam përjetuar atë që kaloi Arlinda”! Arjola Demiri flet për martesën dhe divorcin: Durimi im zgjati gjashtë vjet

Ngjarja e rëndë e vrasjes së Arlinda Zekajt në Kosovë e preku thellë Arjola Demirin. Aktorja tha se në historinë e saj dalloi përvoja që i kishin kujtuar vetë jetën e saj.

E ftuar në Grida Duma Podcast, Demiri foli për martesën dhe divorcin, periudha të cilat i cilësoi ndër më të vështirat që ka kaluar. Ajo tregoi se kishte përjetuar situata të ngjashme me ato që, sipas saj, kishte kaluar Arlinda dhe se gjatë protestave në Kosovë pas vrasjes së saj e ndjeu ngjarjen shumë pranë.

Të lidhura

None found

“E kam ndjerë në asht historinë e Arlindës!”, u shpreh aktorja. Ajo kujtoi se tensionet dhe sjellja agresive në një marrëdhënie mund ta përballin një grua me frikë e pasiguri, ndërsa kërkon një mënyrë për t’u larguar nga situata.

“Kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës! Kur gjakrat ndizen…”, tha Demiri, duke folur edhe për konfliktet e vështira gjatë divorcit. Sipas saj, në atë periudhë u ndje e pavlerësuar dhe pa mbështetje nga psikologia dhe punonjësja sociale, të cilat, siç pretendon, u rreshtuan kundër saj teksa ajo përpiqej të mbronte veten dhe fëmijët.

“Psikologia dhe punonjësja sociale dolën kundër meje! Si mund t’i bëhet kjo një nëne?”, pyeti aktorja gjatë bisedës.

Episodi i plotë mund të ndiqet në kanalin e Top Channel në YouTube.

të fundit

Mazari: Do të luaja edhe portier për Elbasanin, synimi im është ndeshja e radhës

Atdhe MazariAtdhe Mazari rezultoi protagonist te Elbasani në sfidën ndaj Laçit, ku ishte autor i dy golave në fitoren me përmbysje…

16 seconds ago

Gërvalla calls for a swift and full investigation following tragedy in Demiraj

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi sot në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku humbën jetën dy...…

8 minutes ago

Ahmeti after victory in Bërvenica: This place belongs to indigenous Albanians

Kryetari BDI-së Ali Ahmeti, ishte i pranishëm në Bërvenicë ku mbajti fjalim pas fitores së Arkin Jahijit. Ai tha se…

8 minutes ago

Arkin Jahiji after victory in Brvenica: This result was achieved together

Arkin Jahiji ka folur pas fitores në Komunën e Bërvenicës në zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat u mbajtën sot (1…

8 minutes ago

Stojanoska: VLEN became a “Trojan Horse” in favor of DUI

Deputetja e OBRM-PDUKM-së, Dafina Stojanoska, akuzoi koalicionin VLEN se në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Bërvenicë mbështeti kandidatin…

9 minutes ago

Father embraces Arkin Jahiji and congratulates him on victory in Brvenica

AKI dhe kandidati i tyre për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji kanë shpallur fitore në zgjedhjet e jashtëzakonshme.Pas…

9 minutes ago