showbiz

“Kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës!” Arjola Demiri rrëfen për herë të parë në detaje dramën e martesës dhe divorcit: Kam duruar 6 vite!

Vrasja e Arlinda Zekajt në Kosovë nuk ishte për Arjola Demirin thjesht një tjetër ngjarje e rëndë që tronditi opinionin publik. Ishte një histori që e preku në plagët e veta, një dramë njerëzore në të cilën, siç rrëfen vetë, kishte njohur pjesë të jetës së saj.

E ftuar në Grida Duma Podcast, aktorja Arjola Demiri rikthehet te një prej periudhave më të vështira të jetës së saj, martesa dhe divorci, duke bërë një paralelizëm tronditës me përjetimet e Arlinda Zekajt.

Të lidhura

None found

Ajo tregon se ka kaluar situata të ngjashme me ato që, sipas saj, kishte përjetuar Arlinda, dhe se gjatë protestave në Kosovë kundër vrasjes së saj e ka ndjerë këtë histori shumë më afër se kushdo tjetër.

“E kam ndjerë në asht historinë e Arlindës!”, shprehet Demiri, duke kujtuar momentet kur agresiviteti dhe tensionet brenda një marrëdhënieje mund ta vendosin një grua përballë frikës, pasigurisë dhe nevojës për të gjetur një rrugëdalje.

“Kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës! Kur gjakrat ndizen…”, rrëfen ajo, duke risjellë edhe përplasjet e vështira të periudhës së divorcit.

Arjola Demiri tregon se është ndjerë e pavlerësuar dhe e pambështetur nga psikologia dhe punonjësja sociale, të cilat, sipas saj, dolën kundër saj në një moment kur ajo kërkonte të mbronte veten dhe fëmijët. “Psikologia dhe punonjësja sociale dolën kundër meje! Si mund t’i bëhet kjo një nëne?” është një prej pyetjeve të forta që aktorja ngre në këtë bisedë.

të fundit

Sekuestrohen 37 kilogramë heroinë në operacion kundër një grupi kriminal ndërkombëtar, pesë të arrestuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla ka bërë të ditur se është goditur një grup kriminal ndërkombëtar dhe kjo…

18 seconds ago

Nëntë sfida sonte në Ligën e Kampionëve, Real Madridi dhe Liverpooli kërkojnë të ruajnë ecurinë perfekte

Liga e Kampionëve vazhdon sonte (e mërkurë) me nëntë ndeshje të xhiros së katërt të fazës së ligës, ku në…

5 minutes ago

Rama-Veliaj conflict / BIRN: Executive power used for political pressure! Calls for an independent SPAK investigation

Me transferimin e beftë të Erion Veliajt në burgun e Fierit, një konflikt mes tij dhe kryeministrit Edi Rama doli…

9 minutes ago

US elections: Democrat Adam Hamilton ends 94-year Republican dominance in Kansas and secures a Senate seat

Një rezultat historik është regjistruar në shtetin e Kansasit, ku demokrati Adam Hamilton ka mposhtur senatorin republikan Roger Marshall, duke…

9 minutes ago

Tonight we defeated Goliath”: Democrat James Talarico ends 38 years of Republican dominance in Texas

Demokrati James Talarico ka shënuar një fitore historike në Teksas, duke mposhtur kandidatin republikan Ken Paxton dhe duke i dhënë…

10 minutes ago

Rising prices to bring the budget 5.4 billion lekë in additional revenue in 2027

Rritja e çmimeve po bëhet një burim i konsiderueshëm i të ardhurave shtesë në buxhetin e shtetit. Sipas parashikimeve të…

10 minutes ago