Edhe Romeo Veshaj në BBV

Teksa në “Big Brother VIP 1” vëllai i tij Donalds Veshaj arriti deri në finale por pa mundur të rrëmbejë çmimin e madh, këtë herë Romeo ka vendosur t’i shkojë deri në fund.

Romeo është banori më i ri i “BBVIP” 3, në fakt duke i dalë kundër fjalës së tij, që dikur thoshte se kurrë nuk do hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Romeo Veshaj ka lindur në 1 shtator 1995, në Vlorë. Karrierën e filloi në moshën 16 vjeçare në “Portokalli”, Top Channel.

U bë pjesë e “Al Pazar” në vitin 2014, ku krijoi edhe një marrëdhënie të ngushtë me Agron Llakajn të cilin e quan “babai artistik”.

Në vitin 2019 Romeo bashkë me Donald Veshaj dhe moderatoren Bora Zemani filluan emisionin e tyre “3shat”. Aktualisht, moderon së bashku me Donaldin “Më lër të flas” në ekranin e Top Channel, program që nisi pas daljes së Donaldit nga shtëpia e BBV1.

Pasioni i tij më i madh; muzika. Ka publikuar disa hite me këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare.


Shtuar 14.01.2024 00:06