Fjoralba Ponari ka publikuar një tjetër foto me partnetin, i cili do apo nuk do u bë pak personazh publik dhe ka nga ata që mezi i presin fotot e tyre bashke. Sërish nga makina, të dy bashkë, Fjoralba sqaron se nuk janë gjërat aq bukur sa duken në foto, sepse para dhe pas pati një debat.

Të lidhura
None found
Nëse e ndiqni moderatoren, tashmë e dini që i dashuri i saj nuk është fans i fotove. “Kjo foto u parapri dhe pasua nga një debat, se ai i urren fotot”, shkruan ajo. Me kaq i tha të gjitha, ama foto tregon që çifti në fund e arrin mirëkuptimin. Foto doli gjithsesi dhe gocat me shumë gjasa e kanë kuptuar mirë situatën e Fjoralbës.
