Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, ka publikuar një pjesë nga bisedat me nënën e tij.
Ka qenë nëna ajo që i ka dërguar artistit një fotografi nga fëmijëria e tij, e cila nga fjalët e thëna dëshironte që Stresi të ishte ende i vogli i saj.
“Të ishe dhe njëherë kaq. Sa i mirë. E kujtojë krejt atë kohë”, kanë qenë fjalët e nënës derisa Stresi ia ka kthyer se është akoma i vogli i saj derisa më tej i ka thënë se edhe pak ditë e do ta përqafoj.
Ndërkohë kur e ka shpërndarë bisedën me nënën në InstaStory në mbishkrim kishte shkruar: “Zoti i bekoftë nanat tona”.