E veshur me të zeza dhe shumë joshëse, Dua Lipa rrëmben vëmendjen e Versace (FOTO LAJM)

Sa herë që shfaqet në rrjete sociale, Dua Lipa fiton gjithmonë vëmendjen e fansave. Së fundmi këngëtarja ka ndarë në Instagram disa foto të saj, menjëherë pasi është zgjuar nga gjumi. Edhe pse është pa pikë grimi në fytyrë, Dua duket në formën më të mirë të mundshme. Me këto foto, artistja iu uroi të gjithëve “Mirëmëngjes”, ndërkohë që shfaqej e veshur me në këmishë të gjatë nate nga firma “Versace”.

Me fotot ajo rrëmbeu edhe vëmendjen e Donatella Versace, që i ka lënë koment emojin e një zemre dhe një flake zjarri.

Këto kohë Dua ka qëndruar më së shumti në Amerikë në izolim së bashku me partnerin e saj, Anwar Hadid. Megjithatë këto ditë Dua është kthyer kohëve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar, për t’u përgatitur për performancën e saj të radhës, në “Brit Awards 2021”.

Shtuar 14.04.2021 10:04