E trishtë! Ndërron jetë aktori i famshëm i filmave

Ylli i “Harry Potter” Robbie Coltrane ka humbur jetën sot. Ai ndërroi jetë në moshën 72 vjeçare.

Menaxheri i Coltrane konfirmoi për “Associated Press” se aktori, më i njohur për rolin e tij si Rubeus Hagrid, vdiq në një spital në Skoci.

Ende nuk dihet shkaku i vdekjes.

Menjëherë pas publikimit të lajmit, fansat filluan të shkruanin për aktorin e ndjerë me origjinë skoceze në të gjithë mediat sociale.

“Jam shumë i trishtuar tani! Hagridi ishte një thesar për fëmijë dhe Robi e luante aq mirë. U prehsh në paqe njeri i mrekullueshëm!!! ?????”, shkroi një person në Twitter.

Bashkë yjet e Coltrane në “Harry Potter”, duke përfshirë Daniel Radcliffe, kanë lëshuar gjithashtu deklarata emocionale.

Përveç rolit si Hagrid, Coltrane ishte i njohur edhe për rolin e tij si psikologu kriminal Dr. Eddie “Fitz” Fitzgerald në serialin televiziv britanik “Cracker”. Ai ka luajtur edhe në filmat e njohur si “GoldenEye” dhe “The World Is Not Enough”./albeu.com

 


Shtuar 14.10.2022 22:37