Reperi Fero Fera, ka komentuar marrëdhënien komplikuar me ish-bashkëshorten e tij, Arbenita Ismajli, me të cilën ka dhe një vajzë.
I ftuar në emisionin e Arbana Osmanit ‘Mirëmbrëma Yje’, Fero tregon se nuk e ka dhunuar asnjëherë Arbenitën, dhe se ajo prej 1 viti nuk e ka lejuar të takohet me vajzën.
Fero tregon se Arbenita është larguar nga Kosova me ndihmën e motrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Gjykata e Kosovës e ka shpallur Arbenitën në kërkim ndërkombëtar pasi me vendim gjykate, Fero duhet të takojë vajzën e tij çdo fundjavë, ndërsa ajo tashmë ndodhet pranë nënës së saj.
‘Nuk kam fol keq për të, ajo është nëna e vajzës time. Njerëzit e mi e dinë këtë. Por kur ke kaq shumë kohë që nuk e ke takuar vajzën, nga emocionet ka shpërthyer veç me pa vajzën ka ndodhur që kur jam ndjerë keq emocionalisht ka thënë ndonjë fjalë të pahijshme, për të cilat i kërkoj falje. Qëllimi im është vetëm të shoh vajzën, është bërë një vit. Dita e fundit ka qenë 5 tetor. Kam tentuar shumë herë ta takoj vajzën në mënyra të ndryshëm dhe nuk ka mundur. Më është dashur të ndërmarr hapa nga institucionet e Kosovës. Kam kërkuar përgjigje prej tyte. Vendimi është që ta takoj 4 ditë në muaj, në fundjavë. Nuk është zbatuar vendimit…
Është lëshuar urdhërarrest për të në Kosovës, tani kanë marr vendimet e veta për fletarresti ndërkombëtar. Vajza nuk ka ardhur në Prishtinë që prej vitin e kaluar. Ajo është larguar edhe më ndihmën e motrës së presidentes. Unë jam vetë i lidhur me nënën time dhe nuk do doja që ajo të mos e kishte. Nënshkrova një marrëveshje që ajo të kishte të drejta dhe unë të takoja vajzën, aty u mashtrova nga motra e Presidentes kur u takova më të. Premtimi që ajo më ka dhënë është që unë të takoj vajzën dhe unë në bazë të premtimin nënshkrova marrëveshjen që më ka kushtuar shumë sepse akoma nuk mund ta takoj vajzën’, tha Fero.