Çifti i njohur, Sinani dhe Andrra u bën prindër për herë të dytë në mars të këtij viti. Ata u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin shumë të veçantë Ayan.
Së fundmi, Andrra ka zbuluar disa detaje të reja rreth shtatzënisë. Ajo tregoi se shumicën e kohës e kaloi në regjim shtrati dhe se ndryshe nga Ansi që u lind në Gjermani, Ayan lindi në Tiranë.
Andrra tha se lindja e dytë është bërë me operacion cezarian.
“E përjetova shumë keq… por për një javë e mora veten”, shkroi ajo kur një ndjekës e pyeti se si e kaloi si eksperiencë.
Ajo gjithashtu zbuloi se ishte e detyruar t’i nënshtrohej operacionit që të sillte në jetë vogëlushin e saj shëndosh e mirë.
“Për fat të keq me operacion pasi që ishte 3 herë i lidhur me kordon rreth qafës”, shkroi Andrra.