COVID-19 e la pa punë, Sinan Hoxha e pranon: Kam harxhuar të gjithë lekët që kisha kursyer! (FOTO LAJM0

Pandemia ka goditur fort industrinë e muzikës dhe artistët po ankohen gjithnjë e më shumë që të gjendet një zgjidhje edhe për ta.

Anulimi i dasmave dhe i koncerteve ka bërë që burimi kryesor i të ardhurave të tyre të ndërpritet.

Sinan Hoxha është një ndër këngëtarët, i cili së fundmi ka pranuar se situata sa vjen e po përkeqësohet dhe se i ka harxhuar paratë që kishte mbledhur gjatë gjithë këtyre viteve.

Ai ka ripostuar në Instastory një deklaratë të tij të dhënë gjatë një interviste, krahas së cilës shkroi: “Fiks”, duke i vënë vulën faktit se situata është e vështirë.

Këngëtari dhe bashkëshortja e tij, Andrra Destani, u bënë prindër për herë të dytë para pak kohësh.

Ansi, djali i parë i çiftit, u bë me një vëlla, i cili quhet Ayan.

Shtuar 3.04.2021 08:04