E njohët? Ish-banorja e bujshme e “Big Brother VIP” feston ditëlindjen, ja sa vjeç bën sot (FOTO LAJM)

Ajo është padyshim një nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP”. Po flasim për Efin që sot është vajza e ditëlindjes dhe feston 27 vjetorin.

27-vjeçarja spikati si personazh dhe mori pëlqimin e mbarë publikut dhe kjo u refelktua edhe në shifra. Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi Efi fitoi mbi 200 mijë ndjekës në rrjetet sociale duke “konkurruar” kështu edhe Luizin, i cili është fenomeni i këtij edicioni.

Ajo u eliminua nga shtëpia në një nominim të fortë që e dërgoi Dea Mishel. Krah Kiarës dhe Luizit, Efi u bë banorja që la shtëpinë, por shumë e cilësuan të padrejtë.

Në një intervistë të fundit, Efi ka treguar se ajo nuk e ka mbaruar arsimin e lartë dhe shkak për shkëputjen nga shkolla është bërë dashuria.
Për këtë të fundit ajo ka folur edhe në “Big Brother VIP”, ku ka treguar se ka qenë një periudhë mjaft e vështirë e jetës së saj ku partneri i kufizoi lirinë.
Tashmë Efi e ka hedhur pas krahve këtë histori dhe ka treguar se është mjaft e lumtur me partnerin e saj aktual./albeu.com/


Shtuar 14.03.2023 11:24