Xhensila Myrtezaj feston ditëlindjen. Këngëtarja feston 29-vjetorin e lindjes dhe urimet nga miqtë dhe koleget e saj kanë qenë të shumta. Gjithashtu dhe partneri i saj, Bes Kallaku i ka kushtuar disa fjalë. Ai e ka uruar me një foto që ka publikuar me Ajkën.
“Me këtë foto i urojmë mami Xhensilës edhe 100 pranvera me diell dhe këngë të bukura.” Këngëtarja është surprizuar gjithashtu dhe nga stafi i Silabel, kompanisë kozmetike që zotëron. Ajo ka ndarë pamje nga festa teksa argëtohet me stafin.