E mban “mister”, kush është e dashura me të cilën Igli Zarka bëri bujë me skenat intime (FOTO LAJM)

Igli Zarka është aktori që së fundmi i është bashkuar “Big Brother” dhe karakteri i tij po bën mjaf zhurmë si brenda dhe jashtë shtëpisë.

Igli tregohet mjaft i prerë në përgjigje sa ndonjëherë tingëllon i çuditshëm. Disa e quajnë arrogant e disa të tjerë lojtar të mirë.
Një ndër rastë kur Igli është gjykuar është mënyra se si ju përgjigj Fifit pasi ajo e pyeti nëse ka të dashur.

“Nuk është puna jote”, ju kthye ai duke mos dashur të flas për partneren e tij brenda “Big Brother VIP” edhe pse jashtë ajo njihet.

Madje edhe Dojna e konfirmoi sot në “Big Brother Fun Club” ku tregoi se aktori dhe e dashura e tij, gjithashtu aktore janë shfaqur në videoklipin e Noizyt dhe Arilena Arës.

Krist Lleshi është e dashura e Iglit. Çifti ka bërë bujë disa kohë më parë me një shfaqje të vënë në teatër, dramën që tronditi shumë njerëz në Tiranë, “Equus”, ku skenat intime mirën rolin kryesorë./albeu.com/


Shtuar 7.11.2021 15:09