E lidhur me aktorin e famshëm? Selena Gomez duket se ka gjetur dashurinë e re

Selena Gomez dhe Chris Evans po dalin së bashku? Gjatë javës së kaluar, thashethemet janë përhapur se këngëtarja 29-vjeçare ka nisur një romancë me aktorin e “Captain America”. Gjithçka nisi pasi ylli i muzikës pop dhe 40-vjeçari filluan të ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.

Spekulohet gjithashtu se po punojnë së bashku për një film, megjithëse ende nuk është konfirmuar asgjë. Ata u panë së bashku duke lënë të njëjtën studio në Los Angeles pak ditë më patë. Më pas, aktorët janë fotografuar në të njëjtin restorant në qytet.

Megjithëse, nuk i kanë adresuar publikisht këto thashetheme, Selena ka folur më parë për pëlqimin ndaj aktorit të famshëm. “Më pëlqen shumë Chris Evans. A nuk është ai i lezetshëm? Ai është shumë i lezetshëm.”, tha ajo gjatë një interviste të vitit 2015.


Shtuar 9.10.2021 14:51