E lënduar dhe e zhgënjyer? Jasmina flet për raportin me Andin

Suprizat e vazhdueshme dhe provokimet mes tyre kanë bërë fansat të dyshojnë për një çift të munshëm në Pëputhen. Por prej ditësh duket se marëdhënia mes Jasminës dhe Andit ka pësuar ftohje.

Takimi i Jasminës me një prej djemëve më të rinj në program, Gelianin e ka bërë Andin të distancohet. E pyetur nga fansat në llogarinë e saj në Instagram për ndjenjat e saj për Andin dhe marëdhënien mes tyre, Jasmina ka njoftuar se të hënën do sqaroj çdo gjë duke mos dhënë asnjë informacion më tepër.

Ndër të tjera ajo është shprehur se ndihet shumë e zhgënjyer dhe e lënduar. Për të mësuar nëse kjo gjëndje e Jasminës është shkaktuar nga Andi na duhet të prisni deri të hënën.

Përgjigjja e Jasminës në Instagram


Shtuar 1.04.2021 12:49