Opinionisti i njohur, Arjan Konomi ka rrëfyer për herë të parë arsyen e largimit nga televizioni i Top Channel.
Largimi i tij nga ky televizion daton rerth dy vite më parë dhe shkak është bërë një koment i Konomit mbi opinionistët e Big Brother Vip Albania. I ftuar në ‘Mirëmbrëma Yje’ Arjan Konomi tregon se drejtuesit e TCH e telefonuan për të fshirë postimin, por ai nuk kishte pranuar.
“Unë u largova nga Top Channel për një koment që bera në lidhje me opinionistët e Big Brother. Më morën drejtuesit e Top Channel dhe më thanë: hiqe komentin. Unë u thashë: e kam postuar dhe nuk e heq, dhe unë nuk e hoqa. Më dhanë një pezullim, më thanë: nëse nuk e heq do largohesh ti. Okay, u thashë, do largohem unë, por postimin nuk e heq… dhe postimin nuk e hoqa,” – rrëfeu ai ne emisionin e Arbana Osmanit.
Në reagimin e dy viteve më parë, Konomi e cilësonte nivelin e opinionistëve në studio si mediokër ndërsa thonte: “Teksa i dëgjoja, më dukus sikur po shikoja njerëz të rëndomtë, mediokër, që diskutojnë në një lokal periferie dhe japin e marrin, thonë e stërthonë, e kthejnë e debatojnë në mënyrën më vulgare në një spektakël. Mediokriteti vret më shumë se injoranca.”
