Ish-banori i “Big Brother VIP 2”, Armaldo Kllogjeri ka njoftuar se ka fituar gjyqin kundër Teatrit të Operas dhe Baletit. Futja e tij në shtëpinë më te famshme në Shqipëri pasoj me humbjen e vendit të punës në teatër ku ai ishte tenor. Sipas tij arsyeja e hedhjes në gjyq ndaj tetarit ishte largimi i padrejtë nga puna.
Lajmin e ka bërë të ditur në rrjetet sociale, ndrësa shprehet se beteja akoma nuk mbaruar pasi qëllimi i tij është rikthimi i tij në vendin e punës si tenor.
Gjithashtu bënë të ditur që arsyeja e vrëtetë që ai e çoj deri në fund këtë çështje, është mirëqenia e fëmijëve të tij.
“Kam thënë që për bukën e fëmijëve të mi do t’i shkoj deri në fund kësaj çështjeje’’, shprehet ai.
Reagimi i plotë i ish-banorit:
“Ju e dini që prej disa muajsh unë kam paditur në gjykatë Teatrin e Operës dhe Baletit dhe kam thënë që për bukën e fëmijëve të mi do t’i shkoj deri në fund kësaj çështjeje.
Dua t’ju falënderoj nga zemra për mbështetjen dhe përkrahjen që më keni dhënë.
Por gjithashtu dua të ndaj me ju një lajm të gëzueshëm: kam fituar gjyqin kundër Teatrit të Operës dhe Baletit, në veçanti ndaj ish-drejtoreshës së këtij institucioni, e cila ka shkelur ligjin pa asnjë hezitim. Lufta tani vazhdon për t’u rikthyer në Teatrin e Operës dhe Baletit.
Kjo video është për ata që komentojnë me ironi, duke thënë, ‘o i shkretë, mbete pa punë, të iku karriera, nga një tenor përfundove në dasmaxhi’. Po mirë, kam një pyetje: kujt i kam hyrë në hak? Kujt i kam bërë keq unë? Që me zërin tim shkoj në familje të nderuara që më thërrasin për të kënduar? Apo s’ka problem, ‘ky le të rrijë pa bukë, pa punë, t’ia mbajë bota fëmijët’…
Ju e dini që kam thënë një herë që jam në gjyq! Dhe po ua përsëris! Kam paditur Teatrin e Operës dhe Baletit, i cili një muaj para se të mbaronte Big Brother më largoi nga puna në mënyrë rrufe, pa ndjerë aspak keqardhje, pa menduar se ky person ka kontribuar për teatrin për 20 vite, 20 vite djersë, sakrifica, emocione. E kemi mbajtur Teatrin edhe në kushte nga më të vështirat, dhe ai Teatër, pa vënë mendjen në punë, më lë në rrugë, me bashkëshorten shtatzënë dhe një fëmijë të mitur.
Ju nuk besoni, por unë ia kam lënë drejtësisë këtë çështje. Gjithsesi, dua t’ju them një gjë: shikoni punët dhe hallet tuaja, sepse të miat i zgjidh vetë.
Për fëmijët e mi, do t’i shkoj deri në fund, me çdo çmim”.