“E kuptoi që nuk ia vlente”, Elgit Doda flet për këngët e Donaldit: A janë dedikim për Bora Zemanin?

I ftuar në “Pardon my French” të Top Albania Radio, Elgit Doda ka folur për një nga temat më të nxehta të momentit në mediat rozë.

Padyshim që lidhja e Borës me Donaldin ka marrë një tjetër bujë dhe nga këngët e suksesshme të Elgitit, të cilat një pjesë të tekstit e të idesë i ka në bashkëpunim me Donaldin dhe ky i fundit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri i ka trajtuar si dedikime për Bora Zemanin.

Elgiti u shpreh se nuk dinte gjë për këtë pjesë:

Ishte ndjesi e Donaldit. Nuk më tha Donaldi për kë ishte ndjesia… Mund të kem patur edhe unë ndoshta një histori. Ishte thjesht ndjesia për një lidhje toksike. Është temë e bukur sepse çdo njeri mund të ketë kaluar një gjë të tillë. Ai asnjëherë nuk përmendi për kë, por njerëzit e çojnë ku të duan.

Duke folur për këngën “Ku Je”, një tjetër sukses të tijin, Elgiti ndoshta na paratha “planin” e Donaldit, teksa zbuloi se pritet të publikojë një tjetër projekt muzikor brenda datës 14 shkurt.

Njeriu që donte një dashuri toksike “TL (Toxic Love)”, e kërkonte gjithmonë “Ku Je”, por në fund fare e kuptoi që nuk ia vlente. Kjo është një triologji sepse është me tri këngë, ku tek e fundit i thotë “Mirupafshim”. Kënga do të vijë brenda datës 14 shkurt. Nuk e di çfarë ka qenë në trurin e Donaldit, nuk kemi folur fare për këtë,- u shpreh kantautori.


Shtuar 20.01.2022 09:23