Arjola Demiri publikoi një video në Instagram që u kthye në subjekt kritikash. Në videon në fjalë aktorja shfaqej duke kërcyer në ambientin e një kishe, një prej këngëve të Dafina Zeqirit.
Për shumë njerëz, ky veprim i aktores është i gabuar pasi argumentojnë se kisha nuk është ambienti për të kërcyer, sidomos në mënyrën si ajo kishte zgjedhur ta bënte.
Një reagim nuk ka munguar as nga Arjola e cila thotë se njerëzit duhet të shohin punën e tyre e mos ti shesin moral.