Sarah Berisha ishte një nga të ftuarat në dasmën e motrës së Dj Dagz, si mikeshë e këtij të fundit dhe “nusja” e mikut e kolegut të tij më të mirë, Dj PM, e sigurisht influencerja shkëlqeu me veshjen dhe look-un që kishte zgjedhur në event, të cilin e ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Por, nëse pjesa më e madhe e njerëzve e pëlqyen look-un e Sarës dhe nuk mund të mos linin komente përvecse atyre pozitive, dikush nuk ishte edhe aq fans i stilit që kishte zgjedhur për flokët, duke e krahasuar me Princ Zuko-n, nga seriali i famshëm i animuar “Avatar, The Last Airbender”.
Okay, në radhë të parë, sa shumë kujtime na vjnë kur dëgjojmë këtë titull…Dhe në radhë të dytë, edhe një herë Sarah tregoi se është një nga personazhet më “cool” në rrjetet sociale, me një sens humori që e shfaqi edhe kur ishte pjesë e “BBVIP”, teksa e vuri foton e saj bashkë me atë të Princit Zuko dhe i bëri një zemër plot dashuri komentuesit.
Madje aq shumë e pëlqeu krahasimin, saqë u vetëquajt pastaj Princi Zuko dhe mendojmë se mund të jetë një psudonim që mund të rrijë. Fundja, Zuko është një nga personazhet më interesante të serialeve, ndonjëherë.