E kishte parkuar jashtë shtëpisë, Bora Zemani zbulon çfarë ndodhi gjatë natës me makinën e saj luksoze (VIDEO)

Duhet ta pranojmë që Bora Zemani (bashkë me Donaldin) ka disa prej fansave më të “zjarrtë” në qarkullim, mjafton të shihen komentet që i vijnë në rrjetet sociale, surprizat që merr herë pas here dhe gjithë dashuria që i shprehin në cdo lloj forme, gjë që e kanë bërë edhe së fundmi në një mënyrë tepër kreative.

Kështu, me një video të shpërndarë në InstaStory, moderatorja e “Dancing With the Stars” ndan pamjen e makinës së saj që duket se ka ca kohë që nuk lahet, por megjithatë kjo ka një anë pozitive pasi i ka lënë mundësinë fansave të Borës të shkruajnë cfarë të duan mbi të.

Në videon e Zemanit, shihet që mbi makinën e saj të veshur nga pluhuri (për të cilën ajo kërkon ndjesë), ka plot zemra, fjalë dashurie dhe dedikime për moderatoren. Sigurisht ish-prezantuesja e “Për’puthen” falenderon të gjithë fansat për dashurinë që i shprehin, megjithëse nëse do ishin aq të mirë, do ja kishin larë edhe makinën, por nejse muhabet tjetër ky.


Shtuar 26.10.2022 12:26