“E kam nxjerrë gënjeshtare për njohjen tonë familjare”, Rogerti nuk i ndahet Selinës: Informacionin që kam, ma ka dhënë tezja e saj

Përplasjet në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” mes Rogertit dhe Selinës po vazhdojnë që prej hyrjes së banorit në spektakël.

Në primen e kaluar, Rogerti bëri një deklaratë të fortë, duke u shprehur se babai i Selinës ndodhet në burg. Kjo deklaratë shkaktoi reagime të shumta si brenda shtëpisë dhe jashtë saj.

Ndërkohë, mbrëmjen e sotme Rogerti ka vijuar me akuzat e tij, duke thënë se Selin po përpiqet ta nxjerrë atë gënjeshtar para publikut në lidhje me njohjen e tyre familjare.

Ai gjithashtu sqaroi se deklarata që bëri për babain e saj është një informacion që ia ka dhënë tezja e banores.

Pjesë nga debati:

Selin: Përpara se të jap një mendim, do them një citim të Rogertit: ‘Femrat si puna jote, të lehta, të fus kur të dua në krevat’.

Rogerti: Një femër mendjelehtë si e jotja, e fus në krevat kur të dua. Këtë kam thënë. Ti mbaron për mua. Ty të kam rritur si ortak.

Selin: Loja e Rogertit, mund të jetë shumë e fortë por është lojë akuzash të pavërteta dhe lojë ofendimesh. Rogerti është një dru i prishur që do të prishë të gjithë stivën. Është shumë e lehtë të zbresësh në nivelin tënd. Unë, për tu përballur me ty, do të duhet të zbres shkallët. Unë në Big Brother kam ardhur pa babanë, pa vëllain, kam ardhur vetëm. Ai është aq i pafytyrë sa nuk i mjaftoi mamaja e Stenaldos, shkoi te e ëma e Malit. Mua nuk la fjalë pa më thënë.

Rogerti: Selin ka një problem, që unë e kam nxjerrë gënjeshtare përpara publikut për njohjen tonë familjare. Mos harroni që Selin ka rënë në gradën time dhe unë jam rritur në lojën time. Unë jam një hap përpara Selin. Sa i përket deklaratës për babanë e saj, ky është një informacion që mua ma ka dhënë tezja e saj. Nëse mendon se unë i kam bërë thirrjes babait të saj për t’u përballur, kjo ta harrojë. Unë i bëra thirrje babait të saj, sepse ka ngritur akuza për Mirin.


Shtuar 14.03.2026 23:36