E ka mendjen te Bora Zemani? Incidenti që nxorri zbuluar Donaldin në mes të “Big Brother VIP” (VIDEO)

Gjatë primet të djeshëm në “Big Brother VIP”, kur po diskutohej për lidhjen e Einxhel dhe Dj Dagz, Donaldi bëri edhe njëherë lëmsh dynjanë.

Ai i drejtohet Beniadës duke e thirrur padashur Bora dhe menjëherë e korrigjoi, por ky moment po bën xhiron e rrjetit.

“Bora ja një sekond, Beniada ta mbaroj…”, ishin fjalët e Donaldit që do komentohen gjatë në rrjet.

Ndërkohë prej kohësh Bora Zemani nuk përmendet në shtëpinë e “Big Brother”, ku ish i dashuri i saj po shijon lidhjen me këngëtaren Beatrix Ramosaj. Prandaj fakti q ai përmendi emrin e ish të dashurës me të cilën është komentuar pafund, tregon qartë se ku e ka mendjen, njësoj siç mendojnë dhe njekësit./albeu.com/


Shtuar 5.01.2022 08:54