E ka harruar Vivin pas daljes nga BBV? Veprimi i Getinjos që tregon gjithçka (VIDEO)

Reperi Getinjo vendosi papritur të ndërpresë me vullnetin e tij të plotë garën e “Big Brother VIP”. Ai tha se ishte tepër i bindur se ky vendim ishte për të mirën e tij, pasi nuk ishte futur në “BBVK” për të fituar.

Ai e kishte përmbushur misionin që i kishte vënë vetes, që publiku ta shihte siç Getinjo është në të vërtetë dhe të hiqte nga mendja e njerëzve të gjitha paragjykimet që kishin për të.

Reperi i famshëm tregoi anën e tij të butë e të ndjeshme edhe me partneren që gjeti brenda shtëpisë, Vivien Thanon. Ajo i dërgon çdo ditë mesazhe nga ekrani, ndërsa Getinjo e ndjek me dashuri.

Një moment kaq romantik, ai gjithashtu e filmoi dhe e ndau me ndjekësit në Instagram, duke lënë të kuptohet se gjithashtu e kishte marrë malli për të.