E imiton në “Portokalli”, Valbona Selimllari “shpërthen” ndaj Xhemi Shehut: Më ka tallur (VIDEO)

Anëtarja e jurisë së “DWTS” ka qenë e ftuara speciale e “DWTS Fan Club”, ku ka folur gjatë për eksperiencën e saj të vecantë në këtë show kërcimi.

Ndër të tjera, Valbona ka folur edhe për imitimin që Xhemi Shehu i bën në “Portokalli”, duke u shprehur se nuk e shikon aspak imitimet që moderatorja i bën në Portokalli, duke i konsideruar si tallje.

E pyetur nga Kiara nëse e ka parë Portokallinë dhe imitimet që i bën Xhemi Shehu, Selimllari është përgjigjur:

“Jo, nuk i ndjek asnjëherë. Në përgjithësi nuk i ndjek dhe mua nuk më pëlqejnë të më imitojnë. E di pse? Sepse nuk më pëlqen të më vënë pamje që nuk i kam. Mund të imitosh pamjen apo gjestet e mia, por jo të më vësh në gojë fjalë që nuk i kam thënë për të më nxjerrë si një…as dua ta diskutoj, jo nuk më pelqen fare absolutisht!”

Ajo ka vijuar më tej, duke thënë:

“Unë si natyrë nuk i përjetoj mirë, bëj shaka pak, i kontrolloj shakatë që mos të prek njeri, nuk më pëlqen të tallem me dikë. Mua më duket sikur një pjesë e humorit më duket si tallje se sa si shaka për të bërë për të qeshur dikë.”

 


Shtuar 11.12.2023 16:15