“ E humba fëmijën në javën e shtatë”, rrëfimi i trishtë i Çiljetës: Do të ishte 4 vjeç tani

Çiljeta ka rrëfyer një moment të vështirë që lidhet me humbjen e një fëmijë. Ajo tregoi gjatë një bisede me Glorian se shtatëzania e saj përfundoi spontanisht, teksa ishe 7 javëshe.

Siç ajo tregon, nëse shtatëzania nuk do të kishte përfunduar, tanimë fëmija do të ishte 4 vjeç.

“Isha shtatzënë para 4 vjetëve, kur fillova të bashkëjetoja me Albanin. E humba fëmijën në javën e shtatë. Do të ishte 4 vjeç tani. U mërzita shumë kur ndodhi”, tha ajo.

Megjithatë, ajo tregoi se do të tentojë sërish që të sjellë në jetë një fëmijë, si fryt i dashurisë së saj me Albanin. Ajo tha se kanë 8 vite së bashku dhe është momenti i duhur për të pasur një fëmijë.


Shtuar 10.04.2024 15:54