Moderatori Ardit Murataj ka reaguar publikisht pasi e hoqën nga drejtimi i programit të mëngjesit në RTSH, “Mirëmëngjesi Shqipëri”. Ai ka ndarë një video në rrjetin e tij social Instagram, ku shprehet se do ta hedhë në gjyq këtë institucion për këtë largim në mënyrë të padrejtë dhe pa arsye.
Sipas tij, kontrata ishte për një sezon të plotë televiziv ndërkohë që ai ka realizuar vetëm 20 emisione, si autor dhe drejtues i këtij programi.
“Të dashur miq, por edhe nga ju keqdashës. Sot ju njoftoj se rrugëtimi në RTSH ka përfunduar. I gjendur përballë paligjshmërisë dhe shantazhit të faktuar me dokumente dhe prova audio-vizive, po ju njoftoj se do t’i drejtohem SPAK-ut, me çdo informacion, provë apo fakt. Për të çuar në vend drejtësinë dhe integritetin tim dhe po ashtu edhe të nëpunësve apo ish-nëpunësve të nëpërkëmbur nga lidershipi i RTSH-së. RTSH, të cilët kanë bërë një shpërdorim detyre. Po i informoj burrërisht, përballë dhe jo në mënyrë të pabesë siç ata bën ata. Pa asnjë pikë respekti i përshëndes të gjithë ata.”