E hatashme! Jennifer Lopez fitoi plot 5 milionë dollarë nga koncerti i saj në Dubai

Fansat e Jennifer Lopez po flasin për një gabim të palejueshëm pasi ajo zgjodhi të mbajë një koncert në një hotel në Emiratet e Bashkuara Arabe për shumën prej 5 milionë dollarësh. Mirëpo, në Emiratet e Bashkuara Arabe ka ende ligje dhe rregullore kundër homoseksualitetit , me dënime që përfshijnë edhe burgim!

Një raport i DailyMail thotë se “JLo futi në xhep 5 milionë dollarë për të performuar në shfaqjen hapëse të një hoteli anti-homoseksual në Dubai të shtunën, më 10 shkurt.”

Ylli 54-vjeçar, e cila disa herë në të kaluarën është deklaruar si mbrojtës i të drejtave të komunitetit LAOTKI+, ka irrituar shumë fansat e saj.

“Është shumë e trishtueshme që një aleate e gjatë LGBTQ si Jennifer Lopez është e gatshme të vendosë para mbi të drejtat e njeriut. Shfaqja e saj do të jetë bashkëpunëtore në homofobinë, mizogjininë dhe abuzimin e përgjithshëm të të drejtave të njeriut, të cilat Jennifer Lopez nuk i mbështet“, tha aktivisti për të drejtat e homoseksualëve Peter Tastel për gazetën Sun.

Ai vazhdoi, duke theksuar se regjimi i Dubait “po e përdor atë për të projektuar një imazh më liberal. Është turp që ajo e pranoi këtë“.


Shtuar 12.02.2024 19:20