E gjithë studio në këmbë, publikohet momenti kur Atdheu i hodhi karrigen Shqipes (VIDEO)

Gjatë puntatës së djeshme në Për’Puthen është trajtuar përplasja mes Shqipes dhe Atdheut.
Fjala eskortë e përdorur nga Shqipja është keqkuptuar nga ai, i cili ka përplasur karrigen në tokë dhe ka ofenduar atë, siç shihet dhe nga pamjet e publikuara nga prapaskena.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)

“Atdheu apo unë nuk mund të përfaqësohemi nga një moment negative i joni, do nuk do ka një farë limiti, por ato i kemi sqaruar”, tha Shqipja.

“Edhe sikur ta kishte pasur me të vëretetë një karrige t’i drejtohet një femre është e pajustifikueshme”, tha Tea.

“Unë nuk e drejtova drejt Shqipes karrigen”, tha Atdheu.

“Me nerva pa nerva kundër një femre nuk përdoret ajo gjë dhe Atdheu e di”, tha Ana.

Kujtojmë se ditë më parë, kur Atdheu zbuloi se ishte puthur me Antonelën, kjo e fundit bëri një deklaratë të fortë. Antonela tha se Atdheu është një djalë aq i ulët sa ka goditur me karrige në fytyrë edhe Shqipen. Këtë gjë e konfirmoi vetë Shqipja pas emisionit përmes rrjeteve sociale.

Kjo ngjarje ka ndodhur e gjitha në prapaskenë dhe askush nga publiku nuk di ndonjë detaj në lidhje me të. Ndaj, e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Shqipja rrëfeu se si lindi debati me Atdheun që degjeneroi deri në dhunë.

“Unë nuk e kisha drejtuar Atdheut, por i dhashë Arjanit të drejtë që janë të gjithë eskortë. Por eskortë në kuptimin e parë të fjalës është shoqërues, siç mund të kenë edhe deputetët. Kjo gjë e ngacmoi dhe ka sharë me fjalët më të ndyra, por do pendohet shumë shpejt për ato”, tha Shqipja.


Shtuar 27.05.2021 09:36