Fifi është një nga këngëtaret më të suksesshme të momentit. Artistja e njohur brenda një kohe shumë të shkurtër arriti të depërtojë në tregun muzikor shqiptar dhe sot është ndër këngëtaret e preferuara të publikut.
Dita e sotme është e shënuar për këngëtaren, sepse ajo feston ditëlindjen e saj. Fifi bën sot 27 vjeçe dhe mesazhet e urimit për të kanë qenë të shumta nga kolegë, fansa e persona të afërt. Për këtë ditë të veçantë, Fifi ka publikuar një vepër të punuar nga një ndjekës i saj dhe përkrah ka shkruar:
“31.03.1994 ❤ 31.03.2021”.
View this post on Instagram
Kujtojmë se së fundmi Fifi ka publikuar këngën “Maniak i dhimbjes”, për të cilën bashkëpunoi me ish-konkurrentin e “Për’puthen”, Fation Kuqarin. Kënga është një baladë e ndjerë dashurie dhe brenda një kohe të shkurtër arriti 1 milion klikime në Youtube. Fifi dhe Fationi shfaqen bashkë shumë të afërt në videoklip dhe ky projekt u bë shkak që dyshja të përfliteshin për një lidhje dashurie