Categories: showbiz

E fshiu dhe e ndryshoi këngën për Ledjanën, Mevlani tregon arsyet dhe ka një mesazh për të (VIDEO)

Ledjana dhe Mevlani ishin një nga çiftet më të dashura për publikun në emisionin “Për’puthen” në sezonin e dytë. Por pas përfundimit të programit, jo vetëm që nuk vazhdojnë njohjen, por as nuk kanë komunikim me njëri-tjetrin.

Madje Mevlani ka fshirë edhe këngën nga Youtube, atë që i dedikoi pikërisht asaj, që e ka përpunuar dhe e ka publikuar sërish, pa emrin e Ledjanës.

Të lidhura

None found

Por si qëndron e vërteta? Ish-konkurrenti ka zbukuar gjithçka në një intervistë për “Prive”.

“Unë nuk kam qenë i dashuruar, thjesht e kam nis si dhuratë për personin në fjalë. Se pas emisionit, kishte fjalë nga ajo të tipit ‘Me cilin shpirt e bëre këngën që ma dedikove?’. Ajo ishte me zemër, por jo me dashuri, sepse unë nuk e doja atë person, ishte thjesht takimi i parë dhe mendova të bëj një gjë të bukur që thjesht ta kënaq atë”, tha Mevlani referuar këngës së shumëkomentuar.

Por pse e fshiu këngën?

“Pasi mora shumë nënvvlerësime për sjelljet e mia dhe për këngën që i kisha dedikuar, në acarim e sipër mendova që këngën ta fshij nga ‘YouTube’. Isha nervoz se nuk e prisja një reagim të tillë, nuk mendova dy herë, e fshiva këngën. Nuk e kam fshirë me zemër, por në nerva e sipër. Nuk kishte lidhje as me klikimet, as me lekët, se te ajo këngë nuk kam marrë asnjë denar. Nuk ka pas lidhje me klikimet apo për çështje fame”, sqaroi ish-konkurrenti.

I pyetur se pse vendosi ta ndryshonte tekstin, Mevlani tha:

“Mendova ta risjell edhe një herë, por këtë radhë jo me dedikim personal, por me një emër tjetër ‘femra e jetës’, që i dedikohet të gjitha femrave. Mendova që femrat e tjera do na e vlerësojnë, meqë personi në fjalë nuk na e vlerësoi kurrë. Dedikime personale nuk bëj më”.

Sa i përket jetës private, Mevlani tha se dhe pse është beqar, është i hapur për një lidhje të bukur dashurie: “Një dashuri në këtë moment, nuk do të ishte keq, sepse do më qetësonte edhe pak mua nga gjithë ky stres i madh. Nëse vjen, e mirëpresim”.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

5 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

5 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

6 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

6 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

6 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

6 hours ago