Categories: showbiz

“Nuk është shkëputur kurrë nga Antonela”, reagon Mevlani pas deklaratës së Ledjanës (FOTO+VIDEO)

Ledjana dhe Mevlani kanë qenë një nga dyshet që morën vëmendjen më të madhe gjatë emisionit “Për’puthen”. Të gjithë menduan se ata do të krijonin një çift bashkë, por në përfundim të emisionit ata ndanë rrugët me njëri-tjetrin. Mevlani dhe Ledjana nuk ndiqen as në rrjete sociale, por nuk kanë munguar thumbat për njëri-tjetrin në publik.

Ndërkohë deri më sot ata nuk kanë shpjeguar përse u ndanë, por Ledjana ka treguar së fundmi për “Prive” anën e saj të historisë.

Të lidhura

None found

Ajo shprehet se Mevlanin e ka bllokuar në Instagram e kudo që pas përfundimit të festës së “Për’puthen”, ku ai këndoi këngën e saj bashkë me Antonelën. Ledjana thotë se ky gjest nuk i pëlqeu dhe që prej asaj dite nuk ka folur me Mevlanin. Gjithashtu ajo shton se në javët përmbledhëse të emisionit, produksioni vendosi që të ftonte Antonelën të bënte një përballje me Mevlanin dhe jo atë.

“Javën e fundit përmbledhëse, mua nuk më kanë ftuar që të bëja një përballje me Mevlanin se ne kishim dalë çift. Produksioni zgjedh Antonelën që të bëjë një përballje me Mevlanin, gjë që se kam kuptuar kurrë se ç’raport kishin ata dhe pse duhej të përballeshin më vonë, duke qenë se në syrin e publikut i kishin mbyllur marrëdhëniet, por në të vërtetë ata nuk i kanë mbyllur asnjëherë marrëdhëniet”, shprehet Ledjana, teksa shton se kjo është arsyeja kryesore pse është shkëputur përfundimisht nga Mevlani.


Ajo shton se Antonela nuk është tërhequr kurrë nga Mevlani, sepse e telefononte atë vazhdimisht edhe gjatë kohës kur dilte me Ledjanën.

Pas këtyre deklaratave nuk ka vonuar dhe reagimi i Mevlanit, i cili nëpërmjet një postimi në “InstaStory” ku ka treguar se do të tregojë shumë shpejt versionin e tij të historisë.

 

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

3 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

3 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

4 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

4 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

4 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

4 hours ago